• e hënë, 23 dhjetor 2024

Të mos nxitohet me kualifikimet për rastin “Kadrieski”, kërkoi ministri Osmani

Të mos nxitohet me kualifikimet për rastin “Kadrieski”, kërkoi ministri Osmani

Strugë, 15 qershor 2023 (MIA) - Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, sot në konferencë për shtyp në Forumine Prespës për dialog në Strugë, lidhur me çështjen e motiveve rreth rastit me Bekir Kadrieskin, kërkoi të mos nxitohen me kualifikime në publik dhe të lejohen institucionet e sistemit të zbardhin të gjithë rastin.

"Urrejtjen etnike, do ta shkatërrojmë në fillimet e saj, ashtu si intoleranca, gjuha e urrejtjes. Por le të mos nxitohemi me kualifikime dhe ta politizojmë këtë, sepse kështu dërgojmë një mesazh të keq, për çdo incident nesër të thirret në urrejtje etnike dhe të marrim ndonjë mbrojtje të caktuar dhe këtu duhet të kemi kujdes, tha Osmani në përgjigjen e pyetjes së gazetarit.

Ai theksoi se Maqedonia e Veriut është vend – model për tolerancë ndëretnike dhe theksoi se askush nuk do të lejohet ta shkatërrojë atë proces.

"Në këtë rast, ne i kërkuam shoqërisë dhe mediave bullgare që të mos nguten me kualifikime. Së pari, le të shohim se çfarë ka ndodhur saktësisht. MPJ-ha është pika e parë e kontaktit, dje kam kontaktuar edhe me MPB-në, me Qeverinë. Ne nuk duhet të vonojmë as një orë në zbardhjen e këtij rasti dhe mendoj se kështu kanë vepruar institucionet", tha Osmani.

Sipas tij, ka dy versione për ngjarjen, njëri për sulmuesin, tjetri për të sulmuarin dhe këtë duhet ta sqarojë Prokuroria. Nëse ka elemente, Osmani do të reagojë, pasi siç thekson, “është një çështje që nuk do ta lejojmë të bëhet trend në vend”.

Për motivet e mundshme dhe nëse ka prapavijë politike pas rastit, Osmani ka komentuar edhe largimin e tij në Sofje menjëherë pas rastit “Pendikov”.

"Unë ja, shumë i ndjeshëm ndaj temës së gjuhës së urrejtjes, dhunës së urrejtjes, në baza etnike. Ndoshta edhe për shkak të historisë sime, si pjesëtar i një komuniteti që duhej të krijonte besim në këtë shoqëri. Shumë njerëz u habitën pse shkova kaq shpejt në spitalin e Sofjes pas incidentit me Pendikovin, pragu im i ndjeshmërisë është shumë i ulët kur bëhet fjalë për urrejtjen në baza etnike dhe nuk i ndaj bullgarët nga shqiptarët, nga romët, nga askush tjetër", nënvizoi Osmani . ls/

QËNDRONI TË LIDHUR