• e hënë, 23 dhjetor 2024

Të mërkurën e ardhshme takim i Komisionit për sëmundje ngjitëse

Të mërkurën e ardhshme takim i Komisionit për sëmundje ngjitëse

Shkup, 2 shkurt 2024 (MIA) - Komisioni për sëmundje ngjitëse do të takohet të mërkurën e ardhshme më 7 shkurt. Në tkaim, siç deklaroi për MIA-n zëdhënësi i Komisionit Zllate Mehmedoviq, do të shqyrtohet gjendja me të gjitha sëmundjet infektivem përfshirë edhe gripin dhe kollën e mirë.

Sipas të dhënave nga raporti i fundit i Institutit për shëndet publik (ISHP), rritet numri i të sëmurëve nga gripi, ndërsa në Resnjë, Kavadar dhe në Kratovë ka aktivitet shumë të lartë të virusit të gripit.

"Gjatë javës së katërt të vitit 2024, prej 22 deri më 28 janar, në Republikën e Maqedonisë së Veriut janë paraqitur 1.834 raste të paraqitjeve grupore për të sëmurë nga gripi - sëmundje të ngjashme me gripin, 9,5 për qind më shumë në krahasim me javën paraprake. Numri i personave të paraqitur këtë javë, krahasuar me javën e katërt të sezonit të kaluar, është rritur për 2,1 herë", thuhet në raportin e ISHP-së.

Gjatë kësaj jave, janë regjistruar dy raste të vdekjes të asocuara me grip. Bëhet fjalë për persona të moshës prej 20 deri 36 vjeç nga Shkupi dhe Demir Hisari, të cilët ishin hospitalizuar në Klinikën për sëmundje infektive dhe gjendje febrile. Të vdekurit kanë pasur komorbiditete dhe nuk kanëq enë të vaksinuar. Tek ata është konfirmuar Influenza A(N1)pdm09.

Vlerësimet e kompetentëve janë se piku i gripit do të jetë nga fundi i muajit. Aplikohet vaksinimi, posaçërisht tek kategoritë e ndjeshme të qytetarëve. Përfundimisht me javën e katërt të këtij viti, janë vaksinuar gjithsej 61.543 persona me vaksinë pa pagesë apo komerciale. ab/

Foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR