• e hënë, 23 dhjetor 2024

Të lënduarit nga të shtënat në "Ist Gejt Moll" ende në rrezik për jetë

Të lënduarit nga të shtënat në

Shkup, 24 tetor 2023 (MIA) - Dy të lënduarit nga të shtënat e sotme në "Ist Gejt Moll" ende janë në rrezik për jetë, konfirmuan për MIA-n, drejtorët e spitaleve ku janë operuar, drejtori i Klinikës për sëmundje kirurgjike "Shën Naumi i Ohrit" në Shkup, Luben Arsenov dhe drejtori i Klinikës për kirurgji torakale dhe vaskulare, Nexhati Jakupi.

Arsenkov tha se njëri person ende është i vendosur në aparat për frymëmarrje.

"Bëhet fjalë për lëndime serioze. Vijojnë kontrolle. Ende është në gjendje kritike për jetë. Ka plagë nga armë zjarri në bark dhe gjoks, ashtu që, shumë është herët të japim parashikime për atë se si do të jetë", deklaroi ai për MIA-n.

Edhe drejtori Jakupi, po ashtu, nuk ka mundur të japë ndonjë parashikim për gjendjen e pacientit tjetër.

"Është kryer intervenim kirurgjik në gjoks dhe në krah, ka disa plagë nga armë zjarri, ende është në rrezik për jetë. Do të shohim çka do të bëhet. Natën do ta kalojë në shok dhomë në KARILL", sqaroi Jakupi në deklaratë për MIA-n.

Ministria e Punëve të Brendshme ka siguruar fotografinë e personit që ka shtënë me armë zjarri në drejtim të dy personave në qendrën tregtare Ist Gejt Moll në Shkup.

"Në fotografinë e siguruar nga shërbimet e policisë është personi që ka kryer ngjarjen penalo-juridike. Ftojmë të gjithë qytetarët, nëse e vërejnë këtë person, kanë ndonjë njohuri për të apo informacione të dobishme që mund të ndihmojnë në hetimin e zhvilluar nga SPB Shkup në koordinim me Prokurorin Publik, menjëherë të lajmërohen në stacionin më të afërt policor ose të lajmërohen në numrat e telefonit 192 ose 112", kumtoi MPB. bsh/

Foto: MIA arkiv; MPB

QËNDRONI TË LIDHUR