• e hënë, 23 dhjetor 2024

Të lënduarit gjatë të shtënave në "Ist gejt moll" janë në gjendje stabile

Të lënduarit gjatë të shtënave në

Shkup, 25 tetor 2023 (MIA) - Dy të lënduarit gjatë të shtënave të djeshme në qendrën tregtare të Shkupit "Ist gejt moll", janë në gjendje stabile, por ndiqen me zgjuarsi. Informacionin për MIA-n e konfirmuan drejtori i Klinikës për Sëmundje Kirurgjike "Shën Naum i Ohrit" në Shkup, Luben Arsenkov dhe drejtori i Klinikës për Kirurgji torakovaskulare, Nexhati Jakupi.

Arsenkov në një deklaratë për MIA-n tha se njëri pacient është në gjendje stabile, ende është në aparate, nesër do të pasojë një ndërhyrje e re, për shkak të karakterit të plagëve, duhet të bëhet edhe një operacion.

"Megjithatë, ende është në rrezik për jetë", shtoi Arsenkov.

Jakupi informon se personi tjetër i lënduar është në gjendje stabile, në frymëmarrje spontane, ka parametra vital stabil.

"Presim kështu të vazhdojë. Ndiqet gjendja e tij", theksoi Jakupi.

Të dy personat u lënduan, pasi ndaj tyre është gjuajtur dje pasdite në qendrën tregtare "Ist gejt moll".

Ministria e Punëve të Brendshme publikoi fotografi nga personi i cili me armë zjarri ka gjuajtur ndaj dy personave në "Ist gejt moll". U bën thirrje të gjithë qytetarëve nëse e shohin ose kanë ndonjë njohuri për të ose informacion që mund të ndihmojë në hetim, menjëherë të paraqiten në stacionin më të afërt policor ose të lajmërohen në numrat e telefonit 192 ose 112. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR