• e mërkurë, 20 nëntor 2024

Të hënën takim jozyrtar i ministrave të Punëve të Jashtme të BE-së për konfliktin në Lindjen e Mesme

Të hënën takim jozyrtar i ministrave të Punëve të Jashtme të BE-së për konfliktin në Lindjen e Mesme

Bruksel, 17 nëntor 2023 (MIA) - Përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri Zhosep Borel për të hënën në mbrëmje ka planifikuar takim jozyrtar me video konferencë të shefave të diplomacisë së vendeve anëtare të Unionit ku do t'i informojë për rezultatet e turneut të tij pesëditor në Lindjen e Mesme, deklaroi sot zëdhënësi i Komisionit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, Peter Stano.

"Ministrave do t'u drejtohet gjithashtu edhe ministri i Punëve të Jashtme të Arabisë, Princi Fajsall për t'i informuar për dy takimet e ardhshme shumë të rëndësishme të Organizatës së Konferencës Islamike dhe të Lidhjes së Shteteve Arabe në Riad", theksoi Stano. 

Borel dje e filloi turneun e tij në Lindjen e Mesme në kuadër të së cilës deri të hënën do t'i vizitojë Izraelin, territoret autonome palestineze, Bahrein, Arabinë Saudite, Katarin dhe Jordaninë. 

Stano theksoi se në takimet e djeshme dhe të sotme "në Izrael dhe Ramallah", Borel i përcjell pikëpamjet dhe shqetësimet e BE-së për zhvillimet në terren dhe pritshmëritë e saj, por dëgjon edhe qëndrimet e bashkëbiseduesve të tij.

Портпаролот на Европската унија (ЕУ) Питер Стано изјави дека бриселските институции „ги забележале“ извештаите за тоа дека Министерството за одбрана на Русија има намера да отвори канцеларија

Ai shtoi se ndodhitë në Gazë dhe çështja për vuajtjet e popullatës civile janë në krye të agjendës së BE-së, por ajo gjithashtu po punon për t'i dhënë fund sulmeve me raketa nga Hamasi dhe terroristët e tjerë ndaj Izraelit dhe bën thirrje për lirimin e menjëhershëm dhe të pakushtëzuar të pengjeve.

Stano theksoi se BE-ja po bisedon me partnerët e saj për hapat që do të ndërmerren pas përfundimit të operacionit izraelitë dhe për periudhën pas konfliktit në Gazë. 

Sipas tij, prioritet për momentin është t'i jepet fund dhunës dhe vuajtjeve të njerëzve si nga pala izraelite ashtu edhe në atë palestineze dhe të fillojë rindërtimi i procesit politik për zgjidhjen e konfliktit sipas modelit të të dyja shteteve. qa/

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR