• e enjte, 04 dhjetor 2025

Të hënën grevë 24-orëshe e të punësuarve në aeroportin e Frankfurtit

Të hënën grevë 24-orëshe e të punësuarve në aeroportin e Frankfurtit

Frankfurt, 7 mars 2025 (MIA) - Punonjësit e aeroportit në Frankufrt të hënën do të mbajnë grevë si pjesë e një mosmarrëveshje të vazhdueshme rreth pagave.

Grevën e cila do të zgjasë 24 orë e ka paralajmëruar sindikata Verdi pas dështimit të raundit të dytë të negociatave për marrëveshjen kolektive të punës.

Sindikata e cila kërkon rritjen e pagës mujore për 8 për qind, ose të paktën 350 euro, vendosi të thërrasë grevë paralajmëruese pasi negociatat dështuan në shkurt.

Punëdhënësit i hodhën poshtë kërkesat si të papranueshme. 

Pritet që bisedimet të vazhdojnë deri në fund të këtij muaji. qa/

 

QËNDRONI TË LIDHUR