• e hënë, 23 dhjetor 2024

Të gjithë studentët do të marrin vauçer për furnizim me pajisje elektronike, negociatat me kompanitë e TI-së duhet të përfundojnë deri në fund të vitit

Të gjithë studentët do të marrin vauçer për furnizim me pajisje elektronike, negociatat me kompanitë e TI-së duhet të përfundojnë deri në fund të vitit

Shkup, 9 tetor 2024 (MIA) - Pajisjet elektronike që duhet t'i marrin të gjithë studentët do të sigurohen përmes kompanive të TI-së, ndërsa negociatat me ta tashmë kanë filluar dhe pritet të përfundojnë deri në fund të vitit.

Zëdhënësja e Qeverisë, Marija Miteva në konferencën e sotme për shtyp sqaroi se çdo student do të marrë një vauçer prej 250 euro për blerjen e një pajisje elektronike.

"Qëllimi është të gjendet zgjidhje me të cilën kompanitë do të ofrojnë pajisjet elektronike, ndërsa pagesa do të bëhet përmes kuponëve dedikuar për të gjithë studentët. Futja e kësaj mase e cila do t'u sigurojë të gjithë studentëve një kupon prej 250 euro për blerjen e pajisjeve elektronike është e dizajnuar për të siguruar që të gjithë studentët të kenë qasje në teknologjinë për të pasur sukses në botën e sotme digjitale", ka thënë Miteva.

Pas finalizimit të negociatave me kompanitë e TI-së, nga Qeveria paralajmërojnë më shumë detaje se si do të zhvillohet i gjithë procesi.

Përveç vauçerëve, siç ka thënë Miteva, Qeveria do të sigurojë edhe mbështetje financiare prej 30.000 euro për hapjen e një biznesi për të rinjtë.

Foto: printskrin

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR