• e mërkurë, 26 mars 2025

Të enjten duhet të fillojë rigjykimi për vdekjen e 22-vjeçares Teodora që humbi jetën në aksident trafiku

Të enjten duhet të fillojë rigjykimi për vdekjen e 22-vjeçares Teodora që humbi jetën në aksident trafiku

Tetovë, 21 mars 2025 (MIA) - Rigjykimi për vdekjen e Teodora Ristovskës e cila në vitin 2022 në moshën 22 vjeçare humbi jetën në një aksident trafiku duhet të nisë të enjten, më 27 mars, pasi një herë u anulua në seancën e planifikuar fillimisht më 4 mars. Atëherë gjyqtari Elvedin Ferati e anuloi gjykimin për shkak të mungesës së të akuzuarit, Mensur Pajaziti.

Motrat dhe prindërit e Teodorës thonë se çdo anulim për ta paraqet dhimbje dhe zhgënjim.

"Kjo nuk është hera e parë që procesi gjyqësor të anulohet, gjë që ngre dyshime – a po shohim keqpërdorim të sistemit për të vonuar drejtësinë? Sa kohë duhet të kalojë që të marrim drejtësi? Edhe sa duhet të presim, derisa ai që i mori jetën motrës sime të jetojë i lirë. Teodora meriton drejtësi, jeta e saj nuk duhet të shuhet pa pasoja. Kjo nuk është vetëm beteja jonë – kjo është një betejë për të gjithë ata që besojnë se drejtësia nuk duhet të zvarritet në harresë. Të paktën të më lehtësojnë dhimbjen mua dhe familjes time", tha Eva Ristovska, motra e Teodorës. 

Më 27 mars në orën 11:30 duhet të fillojë gjykimi në Gjykatën Themelore të Tetovës. Pas aksidentit të trafikut në gusht të vitit 2022, gjyqi i parë filloi pothuajse një vit më vonë në korrik të vitit 2023 dhe në nëntor të vitit 2023, pasi shoferi u deklarua fajtor, ai u dënua me tre vjet e gjashtë muaj burg. Pas ankesës, Gjykata e Apelit e uli dënimin në dy vjet burg, kështu që Gjykata Supreme i shfuqizoi të dyja aktgjykimet e Gjykatës Themelore dhe të Apelit dhe e ktheu lëndën në rigjykim. qa/

Foto: MIA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR