• e hënë, 08 korrik 2024

Të dielën pa ujë shfrytëzuesit e disa rrugëve dhe objekteve afariste në Gazi Babë

Të dielën pa ujë shfrytëzuesit e disa rrugëve dhe objekteve afariste në Gazi Babë

Shkup, 2 shkurt 2024 (MIA) - Për shkak të ndërrimit të mbyllësit f-600 mm në udhëkryqin e bulevardit "Aleksandar Makedonski" me "Brigadën e 16-të Maqedonase" më 4 shkurt (e diel) ndërprerje të furnizimit me ujë do të kenë shfrytëzuesit e rrugëve "512", "515", "520", "Ist gejt moll", objekti i Ngrohtores, objekti i komunës së Gazi Babës, hotel "Kontinental", bul. "Aleksandar Makedonski", rr. "808", "Birraria e Shkupit", "Alkaloid", "NQP" dhe "Koka Kola".

Siç informojnë sot nga NP "Ujësjellës dhe kanalizim" Shkup ulje të shtypjes së ujit do të kenë shfrytëzuesit e një pjese të bul "Kiro Gligorov", një pjesë e lagjes Autokomandë, Hipodrom, Maxhari, Çento, Trubarevë dhe Stajkovc. Furnizimi me ujë do të ndërpritet nga ora 08:00 deri në përfundimin e aktiviteteve të punës. sa/

foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR