Të dhënat e odbuksionit për pacientin Vedat Ademi janë dorëzuar në Prokurorinë e Kumanovës
- Instituti i mjeksisë ligjore e Prokurorisë Themelore Publike Kumanovë i dorëzoi të dhënat nga obduksioni për të ndjerin Vedat Ademi, njoftoi sot Prokuroria Publike. Nga aty theksojnë se të dhënat po shqyrtohen në korrelacion me dëshmi të tjera, pas së cilës do të merret vendimi i prokurorit publik.
- Post By Qefsere Abduli
- 11:56, 16 maj, 2025
Shkup, 16 maj 2025 (MIA) - Instituti për mjeksi ligjore deri te Prokuroria Themelore Publike Kumanovë i dorëzoi të dhënat nga autopsia për të ndjerin Vedat Ademi, njoftoi sot Prokuroria Publike. Prej aty theksojnë se të dhënat po shqyrtohen në korelacion me dëshmi të tjera, pas çka do të merret vendimi i prokurorit publik.
Prokuroria në Kumanovë tashmë ka hapur procedurë paraprake për rastin e 32-vjeçarit nga Kumanova, Vedat Ademi, i cili vdiq më 17 mars në spitalin e qytetit. Ademi ndërroi jetë pasi ka marrë terapinë në spital. Familja e tij akuzon se gabimi i mjekut është arsyeja për vdekjen e tij, duke pretenduar se i është dhënë ilaçi, ndaj të cilit ka qenë alergjik.
Drejtori i Spitalit të Kumanovës, Stefan Trajanovski u shkarkua pasi në raportin e Inspektoratit shtetëror sanitar dhe shëndetësor u konfirmua se ka pasur shumë lëshime në spital, ndërsa Ministria e Shëndetësisë deri te Oda e Mjekëve ka propozuar marrjen e licencës së mjekut që atë mbrëmje ishte kujdestar. qa/bsh/
Foto: Arkivi i MIA-s