Të ardhurat mesatare të Maqedonisë së Veriut janë vetëm 41.5 për qind të atyre të BE-së, produktiviteti i punëtorëve është 16 për qind, thotë Giri për MIA-n
- Ideja për planin prej katër shtyllash të kryetares së Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen, përbëhet në atë që vendet e rajonit të mund të fillojnë t'i ndjejnë përfitimet e anëtarësimit madje edhe para se të bëhen pjesë e Unionit, thotë ambasadori evropian Dejvid Gir në intervistën për MIA-n.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 13:56, 15 korrik, 2023
Shkup, 15 korrik 2023 (MIA) - Ideja për planin prej katër shtyllash të kryetares së Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen, përbëhet në atë që vendet e rajonit të mund të fillojnë t'i ndjejnë përfitimet e anëtarësimit madje edhe para se të bëhen pjesë e Unionit, thotë ambasadori evropian Dejvid Gir në intervistën për MIA-n.
"Këtu nuk bëhet fjalë për “Evropën me dy ose tre shpejtësi”, por ideja është që do të bëheni anëtare e plotfuqishme e BE-së vetëm nëse i përmbushni atë proces, ndërsa kjo mund të jetë ajo që ne e quajmë integrim të përshpejtuar që sjell përfitime të ndryshme. Për shembull, në vendin tuaj të ardhurat mesatare janë vetëm 41.5 për qind e atyre të 27 vendeve anëtare, ndërsa produktiviteti i punëtorëve është rreth 16 përqind e mesatares së BE-së. Është e qartë se atje duhet të ketë një nxitje. Idetë e kryetares Fon der Lajeni, të cilat janë ende duke u zhvilluar dhe diskutuar, synojnë të shihet nëse ka fusha ku mund të parashikohet lloj të këtilllë të konvergjencave, veçanërisht në lidhje me tregun e vetëm", thekson Giri.
Giri thekson se për një qytetar mesatar të BE-së, vetë anëtarësimi në tregun prej 450 milionë banorë arrin në 840 euro në vit. Ka edhe një sërë përfitimesh të tjera.
"Do të thotë, atë që e thonë këtu qeveritë dhe partnerët është se duan të bëhen pjesë e saj, por ajo që paraqet problem është se procesi është mjaft i gjatë dhe nuk i shohin përfitimet paraprakisht. Mund të debatoni se siç afroheni me BE-në keni investime të huaja direkte, por Komisioni është i vetëdijshëm për këtë dhe shton se nëse ato vende duan të bëhen pjesë e BE-së, ekonomia e tyre duhet të përmirësohet ndjeshëm në mënyrë që të mund të konkurrojnë me të tjerët në një mjedis të tillë", thotë Giri në intervistën për MIA-n. ar/