• e hënë, 23 dhjetor 2024

Tërmete të fuqishme në Indonezi dhe Filipine

Tërmete të fuqishme në Indonezi dhe Filipine

Xhakartë, 9 janar 2024 (MIA) - Tërmet me intensitet prej 6,8 ballë sipas Shkallës së Rihterit e ka goditur qarkun indonezian Ishujt Talaud në provincën Sulavesi. Goditja ka qenë në thellësi prej 91 kilometrave.

Në të njëjtën kohë, Instituti gjeologjik amerikan regjistroi tërmet me intensitet prej 6,7 ballë në afërsi të Filipineve. Tërmeti ka qenë në thellësi prej 70 kilometrave, në rreth 100 kilometra në juglindje të provincës Sarangani. Nuk është dhënë paralajmërim për cunami. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR