• e hënë, 23 dhjetor 2024

Sveçla: Situata e sigurisë në veri të Kosovës është përmirësuar dukshëm

Sveçla: Situata e sigurisë në veri të Kosovës është përmirësuar dukshëm

Prishtinë, 21 dhjetor (MIA) - Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla deklaroi se situata e sigurisë në veri të Kosovës është përmirësuar dukshëm.

Në mbledhjen e këshillit për demokraci dhe të drejtat e njeriut që po mbahet sot në Prishtinë, Sveçla ka vlerësuar se sfida më e madhe këtë vit ka qenë ruajtja e rendit dhe sigurisë publike dhe integritetit territorial i Kosovës. Sveçla tregoi edhe për zgjerimin e sovranitetit në pjesën veriore të vendit.

Sipas Sveçlës, institucionet e sigurisë së Kosovës përballen me "sulme terroriste" por ata u përballën mjaft mirë me sulmin e 24 shtatorit në Banjskë.

Në fshatin Banjskë në veri të Kosovës me 24 shtator, një grup serbësh të armatosur sulmuan policinë e Kosovës, duke vrarë një polic të Kosovës, ndërsa tre persona të armatosur mbetën të vrarë nga policia e Kosovës. Ish nënkryetari i partisë më të madhe të serbëve të Kosovës, Listës Serbe, Milan Radojçiq, mori përgjegjësinë e plotë për ngjarjet dhe u arrestua, por i njëjti një ditë më vonë u lirua nga autoritetet serbe. Interpoli lëshoi urdhërarrest ndërkombëtar për Radojçiqin. 

Sveçla ka theksuar se “Gjatë këtyre viteve Policia e Kosovës është sulmuar rreth 100 herë nga këto grupe ekstremiste dhe lajmi i fundit është që një sulm e kemi pasur ditën e djeshme ku është rrezikuar jeta e një pjesëtari të policisë, megjithatë situata atje është përmirësuar ndjeshëm”.

Sipas informacioneve të Kosova Pres, një person i panjohur ka tentuar të godasë me veturë policin i cili ishte në detyrë në pjesën veriore të qytetit të Mitrovicës, me ç'rast është dëmtuar vetëm vetura e policisë. si/

Foto: arkiva

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR