• e martë, 19 nëntor 2024

Sveçla: Rreth 400 ekstremistë serbë stërviten në kufirin me Kosovën për sulme agresive

Sveçla: Rreth 400 ekstremistë serbë stërviten në kufirin me Kosovën për sulme agresive

Prishtinë, 1 prill 2024 (MIA) – Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës Xhelal Sveçla ka thënë se rreth 400 ekstremistë serbë po stërviten në afërsi të kufirit me Kosovën dhe sipas tij duhet vetëm një urdhër nga presidenti serb Aleksandar Vuçiq për të filluar me sulmet agresive, njofton korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

Sveçla për televizionin “Njuz 24” (www.news24.al) deklaroi se policia e Kosovës po përgatitet të parandalojë çfarëdo skenar serb, por edhe të përballet me agresionin nëse është e nevojshme.

"Rreth 400 ekstremistë serbë stërviten në zonat përreth kufirit me Kosovën dhe me urdhër të Vuçiqit mund të aktivizohen në sulme agresive", ka thënë Sveçla.

Ai iu referua edhe çështjes së ndalimit të përdorimit të dinarit serb në territorin e Kosovës, për të cilën tha se Kosova pretendon të jetë “vend demokratik ku sundon rendi dhe ligji”.

"Ne jemi shtet i pavarur dhe sovran dhe sigurisht që duhet të jemi shtet normal, i pavarur dhe sovran. Nuk pretendojmë asgjë tjetër veç të qenit vend demokratik ku sundon rendi dhe ligji. Dhe, si vendimi për dinarin, si dhe vendimet e mëparshme për targat, për faturat e rrymës..., këto janë vendime më se normale të vendit që pretendon të jetë pjesë e Bashkimit Evropian dhe NATO-s", ka thënë Sveçla.

 

QËNDRONI TË LIDHUR