• e diel, 22 dhjetor 2024

Sveçla: Ndëshkimi i ekstremistëve është garanci për mospërsëritje të sulmeve në veri të Kosovës

Sveçla: Ndëshkimi i ekstremistëve është garanci për mospërsëritje të sulmeve në veri të Kosovës

Prishtinë, 13 prill 2024 (MIA) - Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla deklaroi se kriminelët duhet të ndëshkohen që të mos përsëriten sulmet si ato në veri të Kosovës vitin e kaluar, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

Në takimin e sotëm me shefen Divizionit për operacione të Shtabit të përgjithshëm të NATO-s, Ariela Vehen, Sveçla ka shprehur brengosje për shkak të, siç shkruan në profilin e tij në Fejsbuk, qasjen destruktive të Serbisë.

“Bashkë biseduam për situatën e sigurisë në Republikën e Kosovës, veçanërisht në veriun e vendit tonë. E njoftova Viehen për punën e institucioneve tona në shërbim të të gjithë qytetarëve tanë. Kam shprehur shqetësimin për qasjen e vazhdueshme destruktive të Serbisë, si dhe për gjuhën dhe veprimet e saj kërcënuese në raport me vendin tonë. Theksova rëndësinë e ndëshkueshmërisë së ekstremistëve të dhunshëm dhe terroristëve, si garanci e mospërsëritjes së sulmeve, me të cilat jemi ballafaquar së bashku me pjesëtarët e KFOR. Vlerësuam lartë të dyja palët bashkëpunimin dhe punën e palodhshme të Policisë së Kosovës dhe KFOR, në krijimin e një ambienti të qetë e të sigurt për qytetarët tanë”, shkruan Sveçla.

Ministri kosovar i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci dje në takimin me Viehen deklaroi se NATO-ja duhet seriozisht të sillet ndaj lëvizjeve të trupave ushtarakë serbë rreth kufirit me Kosovën. Ai theksoi se sistemimi i ushtarëve serbë është kërcënim për stabilitetin e tërë Ballkanit. bsh/

QËNDRONI TË LIDHUR