• e hënë, 08 korrik 2024

Surroi: Kosova i pranoi tre opsionet e BE-së, Vuçiq nuk i pranon të gjitha pikat e planit francezo-gjerman

Surroi: Kosova i pranoi tre opsionet e BE-së, Vuçiq nuk i pranon të gjitha pikat e planit francezo-gjerman

Tiranë, 9 maj 2023 (MIA) - Publicisti i njohur kosovar, Veton Surroi konsideron se tensionet në veri të Kosovës duhet të ulen me angazhim të të dyja palëve, Kosovës dhe Serbisë.

Duke marrë pjesë në emisionin "Top stori" në televizionin Top çenëll, Surroi tha se "tre opesionet e propozuara nga Bashkimi Evropian, ulja e tensioneve, zgjehdjet e reja dhe hyrja në dialog, tashmë janë pranuar nga Kosova".

Sipas tij, sa i përket planit francezo-gjerman, ai nuk mund të quhet marrëveshje, gjithnjë derisa Vuçiq nuk i prnaon të gjitha pikat.

"Thelbi është se BE-ja në këtë rast prodhoi kërkesë prej tre pikave, deeskalim, zgjedhje dhe kthim në negociata. Ato pika janë mbështetur në Kosovë. Deeskalimi do të thotë rikuperim dhe të mos ketë nevojë për polici speciale, Veriu ishte problem lidhur me sigurinë sepse nuk kishte sundim të ligjit. Në këto komuna të veriut nuk pati zgjedhje të lira, pati frikësime deri te vrasja e kandidatëve. Si mund të mbani zgjedhje të lira në atë mjedis", theksoi ai.

Sipas tij, ekziston propozimi francezo-gjerman, që është pranuar nga Kosova dhe se pala kosovare është ofruar ta nënshkruajë, por Serbia e ka hedhur poshtë.

"Mbetet të interpretohet edhe siç tha Vuçiqi do t'i marr ato pika nga kjo marrëvehsje dhe nuk do t'i zbatoj për shkaqe të bbrendshme politike. Nëse ka marrëveshje bilaterale dhe njëra palë thotë zgjedh vetëm disa pika, ajo nuk është marrëveshje. Kosova nuk mund të ketë marrëvehsje me veten. Nuk mund të hyjmë në proces serioz negociues", deklaroi Veton Surroi në Top stori. ab/

Foto: Printskrin Top Çenëll

QËNDRONI TË LIDHUR