Supë e pasur dhe aromatike, e thjeshtë dhe e shpejtë për t’u përgatitur... forcon shpirtin dhe trupin
Përbërësit:
200 gram gjoks pule
një kanaqe e vogël me fasule të bardha
6 dl lëng pule
1 qepë
1.5 dl pure domatesh
2 karota
2 kërcej selino
200 gram kërpudha
3 thelpinj hudhër
vaj ulliri
erëza: kripë, piper, trumzë, gjethe dafine, nëse ju pëlqen pikante, mund të shtoni spec djegës
Përgatitja:
Pastroni dhe pritni perimet. Lani mishin dhe priteni në shirita ose katrorë. Skuqni qepën, karrotën, selinonë, kërpudhat dhe hudhrën në vaj. Kur perimet të jenë të buta, shtoni mishin dhe skuqeni derisa të marrë ngjyrë të artë. Shtoni lëngun e mishit, purenë e domates, fasulet dhe erëzat dhe gatuajini për rreth 45 minuta. Shijojeni!
Foto: Freepik