• e premte, 20 dhjetor 2024

Suniog: Kosova të heqë menjëherë ndalimin e importit të produkteve serbe

Suniog: Kosova të heqë menjëherë ndalimin e importit të produkteve serbe

Prishtinë, 27 maj 2024 (MIA) - Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas SunIog, ka kërkuar nga autoritetet e Kosovës sa më shpejtë të largojë vendimin për ndalimin e produkteve serbe në Kosovë, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

 Në fillim të punës në  Forumin e Parë të Investimeve të Qëndrueshme, të organizuar nga Këshilli i Investitorëve Evropian (KIE) në Prishtinë, Suniog tha se BE-ja është donatori më i madh në Kosovë dhe ka vënë në dispozicion ndihmën e saj financiare që Kosova të bëhet më konkurruese, më tërheqëse për investime dhe të ofrojë më shumë vende pune.

Megjithatë, ai ka theksuar se Kosova duhet të kujdeset më shumë për klimën e investimeve, duke përfshirë bashkëpunimin më të ngushtë me fqinjët e saj.

"Kosova dhe partnerët e tjerë në rajon mund të kenë dobi të madhe nga plani i zhvillimit. Për Kosovën dhe Serbinë do të ketë disa kushte shtesë, në mënyrë që të angazhohen në mënyrë konstruktive me progres të matshëm dhe rezultate të prekshme në normalizimin e marrëdhënieve. Në këtë drejtim, lëvizja e lirë e mallrave, shërbimeve dhe punëtorëve paraqitet shumë në planin zhvillimor. Kështu që inkurajojmë Kosovën që ta heqë ndalimin e produkteve serbe sa më shpejtë që është e mundshme", ka thënë ai.

Ambasadori i BE-së tha se pothuajse 80 për qind e investimeve të huaja direkte në Kosovë janë të fokusuara në patundshmëri.

Sipas tij, investime të qëndrueshme janë të nevojshme, sidomos për shkak të ikjes së trurit.

Ai përmendi mungesën e fuqisë punëtore si problem akut për kompanitë kosovare.

Diplomati evropian tha se BE-ja ndihmon përmes projekteve IPA dhe përmes programit të tregut të përbashkët.

"Jemi të lumtur të shohim ratifikimin e programit të tregut të përbashkët nga Kuvendi, së bashku me marrëveshjet tjera ndërkombëtare. Programi jep mundësi të jashtëzakonshme për fuqizimin e qeverisë së tregjeve të brendshme, mbështetjen e konkurrenshmërisë dhe mbështetjen e ndërmarrjeve”, ka thënë ai.

Sipas tij, plani i ri për zhvillimin e Ballkanit Perëndimor do t’i sjellë partnerët, përfshirë Kosovën, më afër tregut të vetëm ekonomik.

Suniog ka thënë se shtyllat e këtij plani janë integrimi ekonomik, përmirësimi i tregut ekonomik përmes rregullave dhe standardeve të BE-së, reforma thelbësore për anëtarësim në BE.

Forumi i Investimeve të Qëndrueshme, i cili mbahet sot dhe nesër në Prishtinë, është një mbledhje prestigjioze e liderëve të industrisë, politikëbërësve dhe ekspertëve të përkushtuar për të nxitur ndryshime transformuese drejt investimeve më të qëndrueshme. ia/sa/

QËNDRONI TË LIDHUR