• e hënë, 23 dhjetor 2024

Sunaku: "Sundimi i turmës" e zëvendëson demokracinë në Britani, do të ndërmerren masa

Sunaku:

 Londër, 29 shkurt 2024 (MIA) -  Britania po bie në "sundimin e turmës" dhe policia do të bëjë më shumë për ta mbrojtur demokracinë në vend, tha kryeministri Rishi Sunaku, pasi qeveria britanike paralajmëroi fonde shtesë për mbrojtjen e deputetëve.

"Ekziston një konsensus gjithnjë më i madh se sundimi i turmës po e zëvendëson sundimin e demokracisë. Dhe së bashku, të gjithë ne, kltl duhet ta ndryshojmë urgjentisht", tha Sunaku. 

Ai theksoi se modeli i sjelljes së dhunshme për të cilën ai pretendon se ka për qëllim  t'i pengojë deputetët ta kryejnë punën e tyre duhet të ndërpritet, raportuan mediat britanike. 

 Shumë deputetë britanikë po përballen me kërcënime të vazhdueshme pas sulmit të Hamasit mbi Izraelin më 7 tetor, me ç'rast disa druajnë për sigurinë e tyre nëse i thonë qëndrimet e tyre për konfliktin në Rripin e Gazës.

Ministria e Punëve të Brendshme e Mbretërisë së Bashkuar paraprakusht shpalli financim  në vlerë prej 31 milion funta  për siguri shtesë për deputetët dhe funksionarët e tjerë. 

 Sunaku theksoi se protokolli i ri demokratik i policisë do të përfshijë patrulla policore shtesë dhe e bëri të qartë se protestat pranë shtëpive të përfaësuesve  të zgjedhur duhet të trajtohen si përpjekje për frikësim.

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR