Sulmohet një shef policie në Kavadar, paraburgim për dy persona
- Prokuroria themelore publike Kavadar ka ngritur procedurë kundër dy personave për vepër penale sulm ndaj personait zyrtar gjatë kryerjes së detyrës, në pajtim me nenin 383 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 nga Kodi penal.
- Post By Besnik Shuki
- 15:16, 16 shkurt, 2025

Shkup, 16 shkurt 2025 (MIA) - Prokuroria themelore publike Kavadar ka ngritur procedurë kundër dy personave për vepër penale sulm ndaj personait zyrtar gjatë kryerjes së detyrës, në pajtim me nenin 383 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 nga Kodi penal.
Prokuroria publike e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot kumtoi se dy bashkëpunëtorët e dyshuar për këtë krim, më 15 shkurt, në orët e hershme të mëngjesit, në një diskotekë në Kavadar kanë sulmuar një zyrtar – shef të policisë, i cili në atë moment ka qenë në detyrë dhe po vepronte për zbulimin e autorëve të trafikut joligjor të drogës.
"Kur në diskotekë e kanë vërejtur shefin, të cilit më herët i kishin dërguar mesazhe kërcënuese përmes personave të tjerë, të dyshuarit e moshës 31 dhe 33 vjeçarë, kanë filluar ta shtyjnë dhe ta godasin me grusht në kokë dhe trup, me ç'rast ia kanë grisur rrobat dhe i kanë shkaktuar lëndime të shumta - mavijosje dhe prerje", sqarohet në kumtesë.
Prokurori publik deri te gjyqtari në procedurë paraprake nga Gjykata Themelore në Kavadar i ka parashtruar propozim për caktimin e masës së paraburgimit për të dyshuarit. Propozimi u pranua dhe gjykata u caktoi atyre tetë ditë paraburgim. bsh/
Foto: MIA arkiv