Sulmohet dhe grabitet një shtetas ukrainas në Parkun e Qytetit
- Mbrëmë, rreth 40 minuta pas mesnate, në SPB Shkup, nga Kompleksi i Klinikave “Nënë Tereza” është raportuar se te ata me lëndime është sjellë H.L. nga Ukraina.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 17:17, 8 gusht, 2023

Shkup, 8 gusht 2023 (MIA) - Mbrëmë, rreth 40 minuta pas mesnate, në SPB Shkup, nga Kompleksi i Klinikave “Nënë Tereza” është raportuar se te ata me lëndime është sjellë H.L. nga Ukraina.
Sipas raportimit, ainë Parkun e Qytetit në Shkup është sulmuar fizikisht nga disa persona, të cilët më pas i kanë marrë portofolin me dokumente personale, para dhe një celular.
Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit, theksojnë nga MPB-ja
Foto: Arkivi i MIA-s