Sulmet ruse e ndërprenë rrymën në disa pjesë të Ukrainës veriore
- Një sulm i ri ndaj rajonit kufitar ukrainas Çernigov dje e ka dëmtuar rrjetin energjetik në disa zona në pjesën veriore të vendit, përfshirë edhe kryqytetin pranë centralit bërthamorë të çaktivizuar Çernobill, njoftuan autoritetet.
- Post By Qefsere Abduli
- 08:02, 21 tetor, 2025
Kiev, 21 tetor 2025 (MIA) - Një sulm i ri ndaj rajonit kufitar ukrainas Çernigov dje e ka dëmtuar rrjetin energjetik në disa zona në pjesën veriore të vendit, përfshirë edhe kryqytetin pranë centralit bërthamorë të çaktivizuar Çernobill, njoftuan autoritetet.
Kompania lokale e energjetikës Çernigivoblenergo njoftoi se sulmi i fundit ka qenë i drejtuar ndaj një objekti elektroenergjetik, por nuk theksoi se për cilin objekt bëhet fjalë.
Локалната енергетска компанија Чернигивобленерго соопшти дека последниот напад бил насочен кон електроенергетски објект, но не наведе кој.
Jurij Fomiçev, prefekt i qytetit Sllavutiç, 45 kilometra në perëndim të centralit bërthamor të Çernobilit në rajonin e Kievit, në Telegram njoftoi se një pjesë e qytetit ka mbetur pa energji elektrike si pasojë e sulmit. Furnizimi me ujë i qytetit është kaluar në energji rezervë, ndërsa ngrohja funksionon pandërprerë në objektet që ofrojnë shërbime bazë. Ekipe të specializuara po punojnë për rikthimin e energjisë elektrike. Shefi i rajonit të Kievit, gjithashtu, tha se ekipet e emergjencës janë të angazhuara në rikthimin e rrymës.
Agjencitë botërore njoftuan se nuk mund në mënyrë të pavarur të konfirmohen raportet për sulmin dhe se nuk ka ndonjë koment nga Rusia. qa/
Foto:Çernigivoblenergo