• e premte, 05 dhjetor 2025

Sulmet izraelite në Gaza vranë pothuajse 30 persona

Sulmet izraelite në Gaza vranë pothuajse 30 persona

Gaza, 3 korrik 2025 (MIA) - Sulmet izraelite kanë vrarë gati 30 palestinezë në Rripin e Gazës gjatë 24 orëve të fundit, raportoi DPA, duke cituar autoritetet lokale të kontrolluara nga grupi palestinez Hamas, i cili është në luftë me Izraelin. Dhjetëra njerëz u plagosën, kumtoi agjencia.

Në sulmin e fundit të madh të mbrëmshëm, të paktën 10 persona u vranë dhe më shumë se 50 të tjerë u plagosën, kumtoi personeli në spitalin Nasr në qytetin jugor Kan Junis.

Gjashtë viktimat janë anëtarë të një familjeje. U godit një kamp me tendë për banorët e zhvendosur brenda vendit të enklavës në zonën Al-Mavasi, në afërsi të Kan Junis.

Më herët dje, të paktën 17 persona u vranë në një sulm në zonën Zejtun të kryeqytetit me të njëjtin emër në Rripin e Gazës. sa/

foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR