• e premte, 05 dhjetor 2025

Sulmet izraelite në Gazë kanë vrarë pothuajse 30 persona

Sulmet izraelite në  Gazë kanë vrarë pothuajse 30 persona

Gazë, 3 korrik 2025 (MIA) - Sulmet izraelite kanë vrarë pothuajse 30 palestinez në Rripin e Gazës gjatë 24 orëve të fundit, njoftoi DPA, duke iu referuar autoriteteve lokale të kontrolluara nga grupi palestinez Hamas, i cili është në luftë me Izraelin. Dhjetëra persona janë plagosur, njoftoi agjencia.

Në sulmin e fundit më të madh të mbrëmshëm, të paktën 10 persona janë vrarë, ndërsa më shumë se 50 janë plagosur, njoftoi personeli në spitalin Nasr në qytetin jugor Kan Junis. 

Gjashtë viktima janë anëtarë të një familjeje. Është goditur kampi i tendave për të shpërngulurit e brendshëm në enklavën e rajonit  Al-Mavasi, në afërsi të Kan Junis.

Më herët dje, të paktën 17 persona u vranë në një sulm në rajonin e Zejtun, në kryeqytetin me të njëjtin emër në Rripin e Gazës.

Lufta në Rripin e Gazës ka filluar më 7 tetor 2023, kur lëvizja islamike Hamas kreu sulm të papritur përtej kufirit në territorin izraelit.

Sipas të dhënave izraelite, në atë moment janë vraë rrerth 1,200 persona, ndrsa 251 u morën pengje. 

Sipas informacioneve të Ministrisë së Shëndetësisë të Hamasit, numri i palestinezëve të vrarë në enklavë gjatë ofensivës hakmarrëse izraelite ka kaluar 57.000. qa/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR