Sulme raketore iraniane ndaj Izraelit: Tetë të vdekur, mbi 100 të lënduar
- Irani mbrëmë filloi valë të re të sulmeve raketore ndaj Izraelit, në të cilat, sipas mediumeve izraelite, jetën e humbën të paktën tetë persona, ndërsa mbi 100 janë lënduar.
- Post By Arta Bunjaku
- 09:46, 15 qershor, 2025
Teheran, 15 qershor 2025 (MIA) - Irani mbrëmë filloi valë të re të sulmeve raketore ndaj Izraelit, në të cilat, sipas mediumeve izraelite, jetën e humbën të paktën tetë persona, ndërsa mbi 100 janë lënduar.
Sulmet pasuan pasi që ushtria izraelite konfirmoi se ka kryer goditje ndaj infrastrukturës bërthamore iraniane, përderisa Ministria iraniane e Naftës kumtoi se është goditur depoja e naftës Shahran në Teheran.
Shërbimi izraelit për raste urgjente Magen David Adom (MDA) konfirmoi se në sulme jetën e humbën katër persona në Bat Jam, në jug të Tel-Avivit. Në Tamra, në veri të Izraelit, burime lokale lajmëruan se katër gra nga një familje e njejtë e humbën jetën në njërin prej sulmeve.
MDA paraqiti 140 të lënduar, disa prej të cilëve janë në gjendje të rëndë, me vërejtjen se numrat mund të ndryshojnë me arritjen e të dhënave të reja.
Cak i sulmeve ishin pjesë qendrore të Izraelit, përfshirë rajonin rreth Tel-Avivit, ku në Bat Jam drejtpërdrejtë është goditur një ndërtesë banimi.
Presidenti iranian, Masud Pezeshkian paralajmëroi se përgjigja e Teheranit do të jetë "akoma më e ashpër dhe më e fuqishme" nëse Izraeli nuk tërhiqet. Tani për tani, numri i viktimave dhe të lënduarve nuk është konfirmuar zyrtarish nga autoritetet izraelite. ab/
fotо: ЕPА