• e hënë, 23 dhjetor 2024

Sulm para një qendre tregtare në Teksas, tetë persona të vdekur

Sulm para një qendre tregtare në Teksas, tetë persona të vdekur

Dallas, 7 maj 2023 (MIA) - Të paktën tetë persona humbën jetën kur një sulmues hapi zjarr para një qendre tregtare në afërsi të Dallasit, në shtetin federal amerikan Teksas, njoftuan sot në mëngjes autoritetet lokale. 

Në sulm janë plagosur shtatë persona, prej të cilëve tre janë në gjendje kritike. Një polic i cili rastësisht u gjet në afërsi e ka vrarë sulmuesin.

Sulmi ka ndodhur në orën 15:30 sipas kohës lokale në qytetin Alen, rreth 40 kilometra në veri të qendrës së Dallasit. Dëshmitarët e rastit thonë se në mesin e viktimave ka edhe fëmijë.

Vrasjet masive po ndodhin me frekuencë të paparë në SHBA këtë vit, në mesatare rreth një në javë, sipas analizës së të dhënave të AP/Ju-Ej -Ej Tudej. Këtë vit në SHBA ka 198 njerëz të vrarë në vrasje masive. 

Teksasi ua lejon banorëve të tij që ligjërisht të mbajnë armë pa leje ose trajnim. Gushtin e kaluar, gjykatësi federal e shfuqizoi ligjin në Teksas me të cilin u rrit kufiri i moshës për mbajtje të pistoletës nga 18 në 21 vjet. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR