Sulm masiv rus me dronë në Odesa, mbrojtja ajrore ukrainase rrëzoi dhjetë
- Forcat ruse gjatë natës kryen një sulm masiv me dronë në qytetin port të Odesës, gjatë së cilës janë dëmtuar infrastruktura dhe objektet e banimit.
- Post By Qefsere Abduli
- 12:49, 11 mars, 2024
Kiev, 11 mars 2024 (MIA) - Forcat ruse gjatë natës kryen një sulm masiv me dronë në qytetin port të Odesës, gjatë së cilës janë dëmtuar infrastruktura dhe objektet e banimit.
Kiev Indipendent raporton se mbrojtja kundërajrore (AVO) operoi për një orë e gjysmë, duke zmbrapsur dronët "shahid".
Raportohet se dronët luftarak vinin nga drejtimi i Detit të Zi.
"Forcat ajrore të Ukrainës gjatë natës rrëzuan dhjetë dronë luftarake", bëri të ditur armata.
Sipas të dhënave paraprake, nga ky sulm nuk ka pasur viktima.
Një dron u përplas në një objekt të infrastrukturës në Odesa, duke shkaktuar zjarr, por zjarrfikësit arritën të lokalizojnë flakët.
Mbetjet e dronëve të rrëzuar kanë rënë në zonën përreth. qa/
Foto: arkivi i MIA-s