Sulm masiv rus me dronë ndaj Kievit
- Kryeqyteti ukrainas është sulmuar nga dhjetëra dronë luftarak rus, publikoi DPA, duke i'u referuar kumtesës së autoriteteve të Kievit.
- Post By Sara Ademi
- 07:46, 4 korrik, 2025
Kiev, 4 korrik 2025 (MIA) - Kryeqyteti ukrainas është sulmuar nga dhjetëra dronë luftarak rus, publikoi DPA, duke i'u referuar kumtesës së autoriteteve të Kievit.
"Sipas informatave përfundimtare, në qarkun Solomianski digjen disa zjarre, shënoi kryeshefi i administratës ushtarake të Kievit, Timur Tkaçenko, në aplikacioin Telegram.
Të gjitha zjarret digjen në ndërtesa banesore.
Tkaçenko tha se me siguri ka dëme, por nuk dha detaje shtesë.
Dëmi i shkaktuar nga dronët është raportuar në të paktën katër rajone tjera të kryeqytetit ukrainas.
Mbrojtja kundërajrore në qytet dëgjohet se si punon me orë të tëra.
Sipas forcave ajrore ukrainase, armata ruse, gjithashtu, ka djegur të paktën një raketë hipersonike.
Paraprakisht mbrëmë, kryeshefi i administratës rajonale të Donjeckut, Vadim Filashkin, publikoi se të paktën pesë persona janë vrarë në sulme ruse në zonë. Të paktën 12 të tjerë janë lënduar.
Sulmi ndodh më pak se 12 orë pas bisedës telefonike mes presidentit amerikan Donald Tramp dhe presidentit rus Vladimir Putin.
Putini i ka thënë Trampit se nuk do të heq dorë nga qëllimet e tij, por mbetet i hapur për zgjidhje të konfliktit përmes negociatave.
Trampi e ka ngritur çështjen e ndërprerjes së menjëhershme të luftës, ndërsa Putini ka theksuar se Rusia është e gatshme për negociata, por mbetet e fokusuar në heqjen e "arsyeve për konflikt". Ai është thirrur në bisedimet e filluara në Stamboll, ku u mbajtën dy raunde të bisedimeve mes Rusisë dhe Ukrainës. Moska kërkon që Ukraina të shkëputë pjesërisht katër rajonet e pushtuara, përveç Krimesë së aneksuar, dhe të heq dorë nga ambiciet për anëtarësim në NATO. Kievi sërish beson se këto kushte janë të papranueshme. sa/
foto: EPA