• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Sulm kibernetik ndaj pesë spitaleve në Londër - anulohen operacionet dhe transplantet

Sulm kibernetik ndaj pesë spitaleve në Londër - anulohen operacionet dhe transplantet

Londër, 5 qershor 2024 (MIA) - Disa spitale në Londër ishin cak i sulmeve kibernetike që e ndaloi qasjen te të dhënat e domosdoshme për transfuzion dhe trajtimin e produkteve të gjakut, si dhe rezultatet e departamentit për patologji, pra operacionet u anuluan në tre spitale, ndërsa transplantet në dy.

Siç lajmëron Bi-Bi-Si, pesë spitale është dashur  t'i anulojnë të gjitha ekzaminimet specialistike kardiovaskulare dhe pulmologjike, për shkak të pamundësisë për qasje te të dhënat e sistemit shëndetësor publik britanik.

Spitalet filluan të dërgojnë pacientë të cilëve u nevojitet ndihmë urgjente mjekësore ose operacion në institucionet e afërta mjekësore të cilat nuk ishin cak i sulmit.

Udhëheqësia e trustit që menaxhon me spitalet e sulmuara konfirmoi se ato janë cak i sulmeve kibernetike, që tërësisht bllokohet qasja te sistemi elektronik shëndetësor, derisa nuk paguhet shpërblesa.

Sulmi i fundit i suksesshëm i këtij lloji ndaj shëndetësisë publike britanike ndodhi në vitin 2017, ndërsa atëherë nuk ishin paguar mjete, përkujtojnë mediat britanike.

Dëmi për shëndetin publik atëherë ishte qindra milionë stërlina, sepse u anuluan disa qindra mijë ekzaminime dhe operacione. sa/

foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR