Sulejmani: Prioriteti ynë është anëtarësimi në BE
- Driton Sulejmani nga koalicioni VLEN, në paraqitjen e tij televizive për TV24, ka deklaruar rruga evropiane për Maqedoninë e Veriut është prioritet si i koalicionit VLEN ashtu edhe i kësaj Qeverie.
- Post By Fami Bajrami
- 13:19, 16 janar, 2025
Shkup, 16 janar 2025
Driton Sulejmani nga koalicioni VLEN, në paraqitjen e tij televizive për TV24, ka deklaruar rruga evropiane për Maqedoninë e Veriut është prioritet si i koalicionit VLEN ashtu edhe i kësaj Qeverie.
“Pritja 22 vjet e Maqedonisë së Veriut është fatkeqësi, pasi kemi qenë ndër vendet e para që ka qenë kandidat për Bashkimin Evropian që nga viti 2005. Por që atëherë e këndej, fajtor ka qenë edhe pala jonë për shkak politikave të gabuara që janë aplikuar në vendin tonë. Për fat të keq në vend se ta dërgojmë vendin në BE, numri i madh i qytetarëve tani më kanë migruar dhe tani ata të jenë qytetar evropian”, ka deklaruar Sulejmani.
Siç tha ai, të gjithë politikat e gabuara që janë aplikuar deri më tani nga qeveritë e kaluara kanë pasur çmimin e tyre. Sulejmani shtoi se kjo Qeveri seriozisht mendon që ka ardhur koha që të ecim me hapa të mëdhenj përpara për të hyrë edhe vendi ynë në BE.
“Ne i dimë edhe pengesat tona që të cilat nuk varen nga ne por e jona është që të kryem detyrimet tona dhe pastaj të jemi të hapur për dialog për ta kaluar këtë pengesë të madhe me Bullgarinë. Tani po dëgjojmë edhe lajme të mira, pasi krijimi i Qeverisë së re në Bullgari është në formimin e sipër, ne jemi të interesuar seriozisht si Qeveri të gjejmë zgjidhje t’i tejkalojmë këto pengesa”, ka deklaruar Sulejmani.
Për gjashtë muaj kemi rritur pensionet dhe pagat në arsim
Driton Sulejmani nga koalicioni VLEN, në një emision në TV24, ka folur rreth përmirësimit të jetës së qytetarëve. Sulejmani ka shtuar se vendimi për rritjen e pensioneve dhe rritjes së pagave në arsim janë ndër hapat e parë të kësaj qeverie drejtë përmirësimit të jetës së qytetarëve.
Ai gjithashtu foli edhe për mungesën e vullnetit politik për të bërë reforma që ta ofrojnë vendin drejtë BE-së.
“Deri më tani nuk ka pasur vullnet për të bërë reforma thelbësore, ku kemi rënie të besimit të qytetarëve në gjyqësor, situata ekonomike dhe shumë probleme tjera na janë shfaqur si shkak i politikave të këqija që kanë aplikuar qeveritë deri më tani. Ne këtë duhet ta ndërrojmë dhe të mendojmë për reforma thelbësore, si ta përmirësojmë këtë vend, si ta bëjmë më mirë drejtësinë, arsimin, shëndetësinë dhe të krijojmë kushte për qytetarët tanë që të ndihen sikur të jenë në një vend evropian”, u shpreh Sulejamni.
Ai shtoi se barrierat politike duhet të tejkalohen, por duket që për këtë nevojitet kohë dhe ne nuk duhet të rrimë në vend, për shkak atyre problemeve politike dhe të mos e përmirësojmë jetën e qytetarëve.
Interpelancat e opozitës të panevojshme, opozita të bëhet më serioze
Driton Sulejmani nga koalicioni VLEN, në një emision në TV24, ka deklaruar se interpelancat e ngritura nga opozita të gjitha janë të panevojshme. Siç tha ai, këto interpelanca nga opozita janë lojëra të opozitës për ta penguar Qeverinë rreth zgjidhjes së problemeve reale në vend.
“Ata si opozitë mundohen që përmes këtyre lojërave politike me interpelanca dhe gënjeshtra të ngritin tensione mes qytetarëve. Këtu shembull kemi BDI-në, ku tenton të dërgoj mesazhe deri te qytetarët, pasi që ata nuk janë në qeveri, bëjnë kritika të pa baza drejtë VLEN-it. Të gjithë kjo situatë është në atë drejtim”, deklaroi Sulejmani.
Ai gjithashtu shtoi se opozita duhet të jetë më serioze, të jetë më e vëmendshme dhe të mos bëhet pengesë e vendit dhe e qeverisë për sjelljen e reformave thelbësore dhe prurjen e ligjeve reale të cilat do ta përmirësojnë jetën e qytetarëve.
Kemi bazë për t’i përfshirë ushtarët e UÇK-së në ligj
Driton Sulejmani nga koalicioni VLEN, në një emision në TV24, ka ngritur çështjen e ligjit të ish-ushtarëve të UÇK-së. Ai tha se është i habitur nga LSDM pasi derisa ishte në qeveri, vazhdimisht ka përdorur sloganin “Një shoqëri për të gjithë”, ndërsa tani kur është në opozitë propozon ligj që mund të jetë problematik për shoqërinë.
“Nëse kthehemi pas dhe shohim Marrëveshjen Kornizë të Ohrit, atje është paraparë rehabilitimi i të gjithë të përfshirëve që kanë qenë pjesë e konfliktit të armatosur në vitin 2001. Për këtë besoj se ka bazë se nëse vjen deri tek ai ligj, të jenë të përfshirë edhe ushtarët e UÇK-së, pasi edhe ata ishin pjesë e UÇK-së”, ka deklaruar Sulejmani.
Koalicioni VLEN
________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________
MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.