• e hënë, 23 dhjetor 2024

Sulejmani: Me ndryshimet ligjore të cilat duhet të miratohen do të regjistrohen 550 persona pa dokumente

Sulejmani: Me ndryshimet ligjore të cilat duhet të miratohen do të regjistrohen 550 persona pa dokumente

Shkup, 5 qershor 2023 (MIA) - Jemi në procedurën e regjistrimit të personave të paregjistruar me ligjin e vjetër. Rreth 100 janë regjistruar, ndërsa sipas evidencës sonë ata janë rreth 550, deklaroi sot drejtori i përgjithshëm i Drejtorisë për Udhëheqjen e Librave Amë, Emir Sulejmani.

Ai informoi se kanë përgatitur një draft version të ligjit, i cili, siç tha, tashmë kaloi në Kuvend si Propozim-ligj dhe pritet për miratim në lidhje me ndryshimet dhe plotësimet e evidencës amë. 

"Me votimin e ligjit, të gjithë personat të cilët i kemi në listën tonë, rreth 550 do të regjistrohen. Me dhënien e certifikatës nga libri amë i të lindurve, ne këtu përfundojmë punën", tha Sulejmani duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve në Spitalin e Gjinekologjisë dhe Obstretikës - Çair, pas promovimit të shërbimit të ri onllajn: regjistrimi elektronik i të porasalindurit. 

Ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti, deklaroi se pasi kanë filluar funskionin bashkë me ministrin e Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Azir Aliu punojnë në këtë temë. E theksoi nevojën për certifikata elektronike dhe njoftoi se do t'i ndihmojnë të gjithë njerëzit që në afat sa më të shkurtë të marrin dokumente. Shtoi se afati varet edhe nga puna e disa ministrive, shërbimeve amë, administratës... fc/

Fotografia: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR