• e enjte, 19 shkurt 2026

Sulejmani: Janë intensifikuar diskutimet rreth bashkimit të VLEN-it në një subjekt politik

Sulejmani: Janë intensifikuar diskutimet rreth bashkimit të VLEN-it në një subjekt politik

Shkup, 19 shkurt 2026

Zëdhënësi i koalicionit VLEN, Driton Sulejmani ka thënë se janë intensifikuar diskutimet rreth çështjes së shkrirjes së VLEN-it në një subjekt politik.

Në intervistën për “Dialog te Lajmi”, ai tha se ka takime të rregullta mes liderëve të VLEN-it dhe po diskutohen modalitete të ndryshme me qëllim të krijohet një subjekt dhe më i fuqishëm si VLEN dhe të ketë një përfaqësim ku të gjitha subjektet që përbëjnë këtë koalicion të ndjehen të përfaqësuar dhe të mos jenë të anashkaluar.

“Deri tash nga vetë liderët janë paraqitur në opinion disa formula, ish kryetari i Alternativës Zeqirija Ibrahimi ka propozuar një model se si e parasheh krijimin e VLEN, të njëjtën e ka bërë edhe njëri nga liderët e VLEN, Arben Fetai si dhe shefi i grupit parlamentar Bekim Qoku dhe ka disa modele që janë duke u diskutuar në lidershpin e VLEN, por nuk ka ende një përgjigje të prerë”, tha ai.

Çështjen se cilën model si Alternativë e pranojnë, ai nuk jep ndonjë përgjigje konkrete, por siç shton një “modeli i cili do të garantonte përfaqësim të barabartë të katër subjekteve politike dhe vendimmarrje konsensuale, si dy parime në bazë të së cilës është ndërtuar koalicioni VLEN.

“Kryetari i Alternativës, Bekim Sali e ka autorizimin e plotë që të bëjmë negociata brenda lidershipit dhe bashkë me liderët të zgjedhin formulën që do ta përfaqësonte VLEN më së miri”, ka thënë Sulejmani.

Tek Alternativa nuk ka liderë të përjetshëm, është partia jo individi

Zëdhënësi i koalicionit VLEN, Driton Sulejmani ka thënë partia e tyre Alternativa, pjesë e koalicionit VLEN nuk është sulltan- parti.

Ai në intervistën për “Dialog te Lajmi” ka thënë se këtë e kanë dëshmuar në shumë raste, se janë, siç thotë, “një parti me një zhvillim të lartë të brendshëm demokratik”.

“Edhe ish liderët tonë e kanë dëshmuar atë se nuk e llogarisin veten si liderë të përjetshëm, deri tash Alternativa ka ndërruar dy kryetarë të partisë, z. Sali është kryetar i tretë dhe të gjithë ata që e kanë vlerësuar momentumin për t’i hapur rrugën dikujt tjetër e kanë bërë atë pas asnjë mëdyshje. Edhe funksionimin e kanë pasur të tillë, çdoherë kanë tentuar që vendimmarrja të jetë e partisë, jo individuale.

Lidhur me akuzat për “tango” me VMRO-DPMNE-në, zëdhënësi Sulejmani me përgjigje:

“Nëse ne jemi duke vallëzuar ‘tango’ për momentin me VMRO-DPMNE-në ,bile jemi duke e bërë atë, në të kaluarën BDI nuk ka qenë në gjendje as të vallëzojë ‘tango’ kur ka bashkëqeverisur me VMRO-DPMNE-në dhe Nikolla Gruevskin, thjeshtë kanë qenë të lënë anësh”, ka thënë Sulejmani.

Me ardhjen e VLEN-it në qeveri janë punësuar 2.000 shqiptarë

Zëdhënësi i koalicionit VLEN, Driton Sulejmani ka thënë se prej momentit që është hequr balancuesi dhe që VLEN është në qeveri, përfaqësimi i shqiptarëve në administratë është rritur për 0.5 për qind.

Me këtë ai konfirmon informacionin të cilin eksponentë të lartë të VLEN, e kanë përsëritur vazhdimisht lidhur me këtë temë.

“Janë punësuar 2.000 shqiptarë dhe atë që e kemi premtuar dhe e kemi realizuar”, ka thënë Sulejmani në emisionin “Click plus” në TV21.

Sa u takon vendeve të zbrazëta për zëvendësministër në Arsim dhe Mbrojtje, ku VLEN duhet të ketë përfaqësues të saj, ai tha se shumë shpejtë këto vende do të plotësohen dhe dihen emrat e rinj.

Sulejmani thotë se në politikë ka hyrë për ideale dhe të kontribuojë aq sa mundet.

“Në politikë jam për ideale, të kontribuoj aq sa mundem për ta ndryshuar gjendjen e shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut dhe të ardhmes sonë. Duhet të zhvillohemi këtu dhe për këtë kam hyrë në politikë dhe vazhdoj të kontribuoj”, ka thënë zëdhënësi i VLEN, Driton Sulejmani.

VLEN

QËNDRONI TË LIDHUR