• e diel, 22 dhjetor 2024

Suedia rrit mbështetjen reformuese për Maqedoninë e Veriut për 20 për qind

Suedia rrit mbështetjen reformuese për Maqedoninë e Veriut për 20 për qind

Shkup, 15 mars 2023 (MIA) - Ministri i Punëve të Jashtme dhe kryetar i OSBE-së Bujar Osmani do të pritet sot në Stokholm nga Ministri i Punëve të Jashtme të Suedisë, Tobias Bilstrom. Maqedonia e Veriut dhe Suedia kanë marrëdhënie të shkëlqyera dypalëshe dhe këtë vit festojnë 30 vjet nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike, ndërsa Suedia është një mbështetëse e fortë e vendit në rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE.

"Këtë vit Suedia e rrit mbështetjen reformuese të saj për Republikën e Maqedonisë së Suedisë në 80 milionë kruna suedeze (rreth 7 milionë euro), nëse  lejon kapaciteti lokal për absorbimin e mjeteve. Kjo e bën Suedinë një nga donatorët më të mëdhenj ndërmjet vendeve anëtare të BE-së", thuhet në kumtesën e ambasadës së Suedisë.

Bashkëpunimi reformues i Suedisë me Maqedoninë e Veriut është pjesë e strategjisë reformuese rajonale për vitin 2021-2027 për bashkëpunim zhvillimor në vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Turqisë. Pika fillestare për këtë bashkëpunim është të kontribuojë për lidhje më të afërta ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe BE-së dhe t'i plotësojë aktivitetet e BE-së të cilat fokusohen në reformat fundamentale.

Aktivitetet e financuara në kuadër të strategjisë u ndihmojnë autoriteteve kombëtare në përpjekjet e tyre reformuese vendore dhe e mbështesin shoqërinë civile siç përparon vendin në procesin e integrimit në BE.

"Suedia po rrit ndjeshëm mbështetjen e saj për Maqedoninë e Veriut për ta ndihmuar atë të avancojë në procesin e integrimit në BE, veçanërisht në fushën e forcimit të zhvillimit demokratik dhe gjithëpërfshirës. Rritja e konsiderueshme e fondeve për Maqedoninë e Veriut është një reflektim i përkushtimit të Suedisë ndaj pozicionit që Maqedonia e Veriut i përket familjes së BE-së. Suedia ofron dhe ne e bëjmë atë së bashku me shoqërinë civile dhe institucionet. Janë pikërisht këta aktorë që duhet të drejtojnë reformat e gjera të nevojshme në rrugën drejt BE-së. Këto reforma do të sjellin përfitime për banorët e Maqedonisë së Veriut jo nga dita e hyrjes në BE, por nga dita e zbatimit të tyre", tha ambasadorja Ami Larson Xhain", thuhet në kumtesë.

Strategjia ka katër fusha fokusi (1) të drejtat e njeriut, demokracia, sundimi i ligjit dhe barazia gjinore; (2) shoqëritë paqësore dhe gjithëpërfshirëse; (3) zhvillimi i qëndrueshëm mjedisor dhe klimatik dhe përdorimi i qëndrueshëm i burimeve natyrore; dhe (4) zhvillim ekonomik gjithëpërfshirës.

Më shumë informata për strategjinë reformuese të Suedisë për Ballkanin Perëndimor, duke e përfshirë edhe për Maqedoninë e Veriut, mund të merren në linkun në vijim.  sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR