• e shtunë, 06 korrik 2024

Suedia premtoi 1,25 miliardë dollarë ndihmë ushtarake për Ukrainën

Suedia premtoi 1,25 miliardë dollarë ndihmë ushtarake për Ukrainën

Stokholm, 29 maj 2024 (MIA) - Suedia sot premtoi ndihmë ushtarake prej 13,3 miliardë krona (1,25 miliardë dollarë) për Ukrainën, derisa Kievi lufton me vonesa të vazhdueshme të ndihmës ushtarake vitale perëndimore në vitin e tretë të luftës me Rusinë.

"Suedia e mbështet Ukrainën me pakon e ndihmës së saj të 16-të, më e madhja deri më tani që kushton 13,3 miliardë krona", deklaroi për gazetarët zëvendëskryeministrja Eba Bush. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR