• e hënë, 23 dhjetor 2024

Suedia ka dëbuar një gazetare kineze me arsye se ajo është kërcënim për sigurinë kombëtare

Suedia ka dëbuar një gazetare kineze me arsye se ajo është kërcënim për sigurinë kombëtare

Stokholm, 8 prill 2024 (MIA) - Suedia ka dëbuar një gazetare kineze me arsye se ajo është kërcënim për sigurinë kombëtare, njoftuan sot mediat suedeze.

Shërbimi suedez për siguri në tetor arrestoi një gazetare anonime kineze (57), ndërsa javën e kaluar ajo u dëbua nga vendi, njoftoi stacioni televiziv suedez SVT.

Asaj i është ndaluar të kthehet, ndërsa erdhi në Suedi rreth 20 vjet më parë. Ajo kishte një leje qëndrimi dhe ishte e martuar me një suedez, me të cilin ka fëmijë.

Gazetarja ka qenë në kontakt me ambasadën kineze dhe njerëzit në Suedi janë të lidhur me qeverinë kineze, sipas SVT-së.

Avokati i saj Leutrim Kadriu deklaroi për SVT se nuk i lejohet të japë hollësira rreth rastit, dhe se nuk e konsideron veten kërcënim për Suedinë.

Ajo ka raportuar dhe prej Norvegjisë, Danimarkës, Finlandës dhe Islandës.

Marrëdhëniet midis Stokholmit dhe Pekinit janë të tensionuara me vite. rq/bsh/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR