• e hënë, 23 dhjetor 2024

Suedia do të dërgojë ushtarët e saj në Letoni dhe tanke "Leopard"

Suedia do të dërgojë ushtarët e saj në Letoni dhe tanke

Stokholm, 24 prill 2024 (MIA) - Suedia do të dërgojë ushtarët e saj në Letoni si pjesë e forcave të NATO-s në vendet baltike, të cilat kufizohen me Rusinë dhe aleatin e saj Bjellorusinë, tha sot kryeministri suedez Ulf Kristerson.

"Këtë mëngjes qeveria mori një vendim zyrtar për të angazhuar forcat e armatosura për përgatitjen e kontributit suedez për brigadën e reduktuar," tha Kristerson në konferencën e përbashkët për shtyp me homologen e tij letoneze Evika Silina.

Ai shtoi se qëllimi është që ato forca të funksionojnë nga fillimi i vitit të ardhshëm.

“Kontributi do të përfshijë gjithashtu automjete të blinduara dhe tanke Leopard”, tha kryeministri suedez.

Suedia iu bashkua NATO-s muajin e kaluar, duke u bërë anëtarja e 32-të pas një dekade neutraliteti të nxitur nga pushtimi i Ukrainës nga Rusia.

Suedia tashmë paralajmëroi se do të dërgojë një brigadë të mekanizuar të reduktuar në misionin e NATO-s në Letoni. Vendimi përfundimtar u mor pas anëtarësimit në NATO. Forcat e Armatosura Suedeze njoftuan se bëhej fjalë për rreth 600 ushtarë. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

 

 

 

 
 
 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR