Sudani po përballet me urinë më të rëndë në botë në 40 vitet e fundit
- Sudani po përballet me urinë që mund të jetë më e madhja, pas asaj që bota ka parë në Etiopi 40 vjet më parë, paralajmërojnë zyrtarët amerikanë, pasi dërgesat e ndihmave vazhdojnë të bllokohen nga ushtritë ndërluftuese, por furnizimet me armë për të dyja palët vazhdojnë të zhvillohen.

Hartum, 17 qershor 2024 (MIA) - Sudani po përballet me urinë që mund të jetë më e madhja, pas asaj që bota ka parë në Etiopi 40 vjet më parë, paralajmërojnë zyrtarët amerikanë, pasi dërgesat e ndihmave vazhdojnë të bllokohen nga ushtritë ndërluftuese, por furnizimet me armë për të dyja palët vazhdojnë të zhvillohen.
Apeli humanitar i Kombeve të Bashkuara për vendin ka marrë vetëm 16 për qind të mjeteve që i nevojiten.
"Ne kemi nevojë që bota të zgjohet nga fatkeqësia që po ndodh para syve tanë," deklaroi për gazetarët Linda Tomas-Grunfield, ambasadorja e SHBA-së në OKB", shkruan "Gardian". ls/
Foto: Arkivi i MIA-s