• e shtunë, 23 nëntor 2024

Sudani i Jugut prej nesër i mbyll shkollat për shkak të valës së të nxehtit në dy javët e ardhshme

Sudani i Jugut prej nesër i mbyll shkollat për shkak të valës së të nxehtit në dy javët e ardhshme

Xhuba, 17 mars 2024 (MIA) - Qeveria e Sudanit të Jugut kumtoi se prej nesër do të jenë të mbyllura të gjitha shkollat për shkak të vales të pritshme të të nxehtit në dy javët e ardhshme.

Ministria e Shëndetësisë dhe Arsimit përmes kumtesës këshillojnë se prindërit nuk duhet t'i lënë fëmijët jashtë, sepse pritet temperaturat të arrijnë deri në 45 gradë Celsius.

Ata paralajmëruan se do t'ia marrin licencën çdo shkolle që nuk do të respektojë vendimin, por nuk specifikuan deri kur shkollat do të mbesin të mbyllura.

Ministritë kumtuan se do të vazhdojnë ta monitorojnë situatën dhe në kohën e duhur do ta informojnë opinionin.

Piter Granat, banor i kryeqytetit Xhuba e përshëndeti vendimin. Sipas tij "shkollat duhet të kenë energji elektrike" që të mundësohet vendosja e kondicionerëve. ls/ 

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR