• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Stuhia Hans vazhdon të shkaktojë dëme serioze në Evropën veriore

Stuhia Hans vazhdon të shkaktojë dëme serioze në Evropën veriore

Oslo, 9 gusht 2023 (MIA) - Autoritetet norvegjeze kanë paralajmëruar banorët që të përgatiten për "reshje jashtëzakonisht të mëdha" pasi stuhia Hans vazhdon të tërbohet në të gjithë Evropën veriore.

Stuhia shkaktoi anulime të fluturimeve rrugë të përmbytura në Norvegji, Danimarkë, Lituani, Finlandë, Estoni dhe Letoni. Mijëra familje dje kanë mbetur pa energji elektrike. Drejtoria norvegjeze e burimeve ujore dhe energjisë paralajmëroi për "reshje jashtëzakonisht të dendura" në jug të vendit dhe u bëri thirrje njerëzve të shmangin "udhëtimet e panevojshme".

"Kjo është shumë situatë serioze e cila mundë të çojë deri në pasoja të rënda. Priten vërshime të mëdha të cilat do të shkaktojnë dëme në ndërtesa dhe infrastrukturë”, thotë shërbimi në faqen e tij të internetit.

Përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut kanë mbyllur dhjetëra rrugë në Norvegjinë jugore dhe Suedinë fqinje. Policia norvegjeze njoftoi se të paktën 119 persona ishin evakuuar mesditën e djeshme. 

Instituti meteorologjik danez raportoi valë deri në tetë metra të larta. Të hënën, në Lituani humbi jetën një grua pasi një pemë ra mbi të. Në Letoninë fqinje tashmë ka dy viktima nga ky incident. Në Estoni pothuajse 10.000 persona kanë mbetur pa rrymë. qa/mb/

QËNDRONI TË LIDHUR