Stuhi në Manastir, mblidhet shtabi komunal i krizës
- Në Manastir pasditen e sotme reshjet e dendura të shiut kanë përmbytur pjesë të qytetit, kanë shkaktuar ndërprerje të qarkullimit në disa rrugë, ndërsa ka edhe bodrume dhe shtëpi të vërshuara.

Manastir, 5 korrik 2023 (MIA) - Në Manastir pasditen e sotme reshjet e dendura të shiut kanë përmbytur pjesë të qytetit, kanë shkaktuar ndërprerje të qarkullimit në disa rrugë, ndërsa ka edhe bodrume dhe shtëpi të vërshuara.
Stuhia e detyroi kryetarin Toni Konjanovski të thërrasë seancë të jashtëzakonshme të Shtabit komunal të krizës e cila është në vazhdim.
Nga vetëqeverisja loakle paralajmëruan një aksion të ndërmarrjeve publike komunale, duke u përballur me situatën pas reshjeve të dendura të shiut që pushuan, por me gjasë shkaktuan dëme që do të regjistrohen.
Pritet kumtesë për opinionin. ls/
Foto: MIA