• e premte, 05 dhjetor 2025

Stuhi e shoqëruar me erë të fortë dhe breshër në Dojran

Stuhi e shoqëruar me erë të fortë dhe breshër në Dojran

Shkup, 7 maj 2025 (MIA) - Dojrani pasdite ishte përfshirë nga një stuhi e ndjekur me reshje të rrëmbyeshme shiu, bubullima, erë të fortë dhe breshër të madh. 

Siç informojnë nga Qendra për Menaxhim me Krizat, aktualisht një mase e re jostabile po lëviz nga Gjevgjelia në drejtim të Dojranit, pas së cilës pritet një stuhi me fenomenet e njejta.

"Para pak çastesh Dojrani ishte përfshirë nga një stuhi e shoqëruar me reshje të rrëmbyeshme shiu, bubullima, erë të fortë dhe breshër të madh. Aktualisht masë e re jostabile lëviz nga Gjevgjelia në drejtim të Dojranit dhe pritet sërish ta përfshijë stuhi me fenomenet e njejta", qëndron në kumtesë.

Jostabilitet me intensitet të dobët, shtojnë nga atje ka edhe në Kumanovë si dhe në Mariovë. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR