• e shtunë, 01 shkurt 2025

Studimi i Goldman Saks: Inteligjenca artificiale mund të shkaktojë një "kthesë serioze" në tregun e punës

Studimi i Goldman Saks: Inteligjenca artificiale mund të shkaktojë një

Nju-Jork, 29 mars 2023 (MIA) - Platformat për intelegjencë artificiale gjeneruese, duke përfshirë çetbotin ChatGPT, mund të shkaktojnë "goditje serioze" në tregun e punës, publikuan autorët e një studimi të zbatuar nga ekspertët e bankës amerikane të investimeve Goldman Saks.

Analiza e tregjeve amerikane dhe evropiane të punës tregoi se dy të tretat e vendeve të punës mund të automatizoheshin, të paktën deri në një shkalle të caktuar. 

Në shumicën e profesioneve me rrezik në SHBA, intelegjenca artificiale mund pjesërisht  të zëvendësojë midis 25 dhe 50 për qind të të punësuarve, përfunduan analistët. Ata tregojnë se në nivel global, deri në 300 milionë vende pune mund të goditen nga paraqitja e  inteligjencës artificiale. Megjithatë, përdorimi i tij mund të rrisë produktivitetin e punës dhe "me kalimin e kohës" të çojë në një rritje të prodhimit të brendshëm bruto global deri në shtatë për qind, theksohet në raportin e Goldman Saks. Në të theksohet se disa vende pune do të preken më shumë nga intelegjenca artificiale sesa të tjerat. Për shembull, profesionet që kërkojnë punë të rëndë fizike kanë më pak gjasa të preken ndjeshëm.

Në SHBA, pjesa më e madhe e vendeve të punës të cilat më shpejt mund të automatizohen janë në aktivitetet  administrative për mbështetje në sektorin privat dhe publik (46 për qind), atë juridik (44 për qind), ndërsa pastaj vijojnë pozicionet në arkitekturë dhe aktivitete inxhinierike (37 për qind). Në sektorin e biznesit financiar, sipas ekspertëve të Goldman Saks, mund të zëvendësohen 35 për qind e vendeve të punës.

Të dhënat për Evropë japin një pamje të ngjashme. Më të prekura nga inteligjenca artificiale mund të jenë pozicionet e punës në aktivitetet administrative ndihmëse (45 për qind), dhe më pak ato që lidhen me artizanatet (4 për qind). ar/

 

QËNDRONI TË LIDHUR