• e hënë, 23 dhjetor 2024

Studentët marshuan për kushte dhe standarde më të mira

Studentët marshuan për kushte dhe standarde më të mira
Shkup, 17 nëntor 2022 (MIA) - "A është ky viti 1939?" Pa arsim nuk ka shtet!", "Jemi këtu që shtëpia të jetë vërtet si shtëpi", "Jemi këtu që studimet tuaja të mos jenë të kota", "Të zëvendësojmë shujtat tona me tuajat", janë disa nga mesazhet në pankartat nga marshi studentor që u zhvillua sonte në Shkup. Marshi nisi para godinës së Qeverisë, prej nga studentët u drejtuan drejt ndërtesës së Ministrisë së Arsimit, ku u dërguan mesazhe për t'u siguruar kushtet dhe standardet që meritojnë dhe për të cilat, siç u tha, nuk ka asnjë kompromis. . Disa prej studentëve para godinës së MASH-it kanë lënë fletë me “kartona të verdhë" me mesazhe dhe mostra të shujtave  të studentëve. "Sa kuadro të kualifikuar dhe të arsimuar duhet të largohen që të ndërgjegjësoheni? A e dini rezultatin e luftës që po bëni me ne? Zgjimi studentor është një pararojë e shumë ndryshimeve shoqërore. Shpresoj që në të ardhmen të kemi një shtëpi ligjvënëse më demokratike", tha Milica Davçeva nga Lëvizja "Rezistenca Studentore", në fjalën e saj në tubimin para Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës. Organizatorë të marshit të mbajtur me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Studentëve janë kuvendet studentore universitare në USHCM, Universiteti i UEJL-së, FON, Kolegji Amerikan, FOP, universitetet e Manastirit dhe Shtipit dhe Lëvizja "Rezistenca Studentore". Ata u bashkuan, siç thonë ata, për kushte më të mira në konviktet e studentëve, përjashtimin e studentëve nga masat kundër krizës, zbatimin e plotë të Ligjit për shujtën e studentëve, barazimin e bursave, digjitalizimin dhe ngritjen e cilësisë së arsimit. Në organizimin e lëvizjes rinore "Rezistenca Studentore", para tri ditësh është mbajtur një protestë, pas së cilës është arritur marrëveshje që zgjidhja ekzistuese për shujtën e subvencionuara të studentëve të mbahet deri në zgjidhjen sistematike, pas së cilës vijoi paralajmërimi për marshin për veprim të bashkuar në realizimin e kërkesave të mbetura. Nga Qeveria dje porositën  se bëhet fjalë për të gjitha çështjet për shkak të të cilave bëhet thirrje në protestë dhe se në kohën më të shkurtër do të ketë zgjidhje. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR