• e diel, 22 dhjetor 2024

Studentët e Jejll e kanë braktisur ceremoninë për ndarjen e diplomave për shkak të luftës në Rripin e Gazës

Studentët e Jejll e kanë braktisur ceremoninë për ndarjen e diplomave për shkak të luftës në Rripin e Gazës

Uashington, 21 maj 2024 (MIA) - Të diplomuarit e Universitetit Jeill kanë braktisur ceremoninë e diplomimit për të protestuar kundër luftës së Izraelit në Rripin e Gazës, lidhjeve financiare të Universitetit me prodhuesit e armëve dhe reagimin e institucionit ndaj demonstratave pro-palestineze në kampus.

Studentët filluan të dalin, pasi kryetari i Universitetit Piter Sallovej filloi fjalimin e tij, duke mbajtur pankarta që shkruanin "Libra, jo bomba", si dhe "Hiqni akuzat" dhe "Mbroni fjalën e lirë", duke aluduar për 45 studentët e arrestuar në aksionin e policisë në kampus muajin e kaluar.

Disa mbanin doreza të kuqe lateks për të simbolizuar duart e tyre të gjakosur. rq/bsh/

Foto: Printskrin Jutjub

QËNDRONI TË LIDHUR