Struga Trim Lum me dy gola epërsi do të udhëtojë në revanshin në Eksperanzh
- Kampioni i futbollit të Maqedonisë, Struga Trim Lum, pasdite e ka mposhtur Esperanzhin me 3:1 në ndeshjen e parë të xhiros së tretë kualifikuese të Ligës së Konferencës së UEFA-s.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 19:12, 10 gusht, 2023

Shkup, 10 gusht 2023 (MIA) – Kampioni i futbollit të Maqedonisë, Struga Trim Lum, pasdite e ka mposhtur Esperanzhin me 3:1 në ndeshjen e parë të xhiros së tretë kualifikuese të Ligës së Konferencës së UEFA-s.
Struganët deri në triumfin në terrenin "Petar Milloshevski" në Shkup i udhëhoqi Besart Ibraimi, i cili shënoi tre gola, prej të cilëve dy nga penalltia (minuta 23, 40 dhe 77).
Golin për përfaqësuesen e Luksemburgut e shënoi Dominik Shtolc në minutën e 46-të.
Revabshi do të luhet pas shtatë ditëve në terrenin e Esperanzhit.