• e hënë, 23 dhjetor 2024

Struga e shënon Ditën e çlirimit të qytetit

Struga e shënon Ditën e çlirimit të qytetit

Strugë, 8 nëntor 2023 (MIA) - Me vendosje të luleve para monumentit të Revolucionit në Strugë dhe mbi bustet e luftëtarëve të rënë në bregun e lumit Drini i Zi, sot u shënua Dita e çlirimit të qytetit nga fashizmi - 8 Nëntori.

Në nder të 79 vjetorit të çlirimit të Strugës, para përmendoreve u përulën një delegacion i Komunës së Strugës i udhëhequr nga kryetari Ramiz Merko, Unioni i luftëtarëve të Strugës, përfaqësues të partive politike, Armatës, pensionistë, qytetarë.

Kryetari i Unionit të luftëtarëve të Luftës nacionalçlirimtare dhe antifashiste të Maqedonisë në Strugë, Ajredin Memedi, duke i uruar bashkëqytetarët për Ditën e çlirimit, theksoi se u lënë amanet gjeneratave të ardhshme që ta nderojnë dhe respektojnë këtë ditë.

Sipas tij, mbi 380 veta e dhanë jetën e tyre për lirinë e Strugës, në luftën e vështirë dhe të pasigurtë me pushtuesit.

Sot Struga është qytet modern. Qytet që gufon me butësinë dhe bukurinë e saj, qytet i dy ujërave i urave dhe poezisë, shembull për tolerancë multietnike dhe multikulturore. ss/mb/

Foto: Komuna e Strugës 

 

QËNDRONI TË LIDHUR