• e hënë, 23 dhjetor 2024

Struga dhe Shkupi do ta presin shortin për xhiron e tretë në Ligën konferenciale

Struga dhe Shkupi do ta presin shortin për xhiron e tretë në Ligën konferenciale

Shkup, 21 korrik 2023 (MIA) - Pas eliminimit të djeshëm të Shkëndijës dhe Makedonia Gjorçe Petrov, numri i ekipeve të vendit në skenën e klubeve evropiane u përgjysmua në dy para shoprtit për xhiron e tretë në Ligën konferenciale në të cilën të hënën Struga dhe Shkupi do t'i dinë kundërshtarët e mundshëm.

Shkëndija mbrëmë në Kardif pësoi eliminim senzacional në xhiron e parë kualifikuese në Ligën konferenciale nga Haverforduesti i Uellsit, përderisa Makedonia Gjorçe Petrov u eliminua nga Riga letoneze.

Pas triumfit para një jave në Shkup prej 1-0, Shkëndija me rezultat identik humbi në revanshin në Kardif, ndërsa ekipi i Uellsit ishste më i suksesshëm gjatë penalltive me 3-2.

Paraprakisht Makedonia GJP humbi në revanshin në Rigë me 4-1 dhe me rezultat të përgjithshëm prej 5-1 e përfundoi sezonin në skenën evropiane.

Paraqitja në garën më të re evropuane të klubeve e vazhdojnë kampioni Struga, e cila të mërkurën në Ohër e pret Buduqnostin e Malit të Zi, përderisa Shkupi të enjten në Shkup do të jetë nikoqir në ndeshjen e parë kundër Levskit bullgar.

Shorti për xhiron e tretë në Ligën konferenciale është caktuar për të hënën në selinë e UEFA-së në Nion në orën 14:00. ab/

Foto: Fejsbuk

QËNDRONI TË LIDHUR