Stoltenberg vlerësoi se Rute është "kandidat shumë i fortë" për trashëgimtar të tij
- - Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg vlerësoi sot se Mark Rute është kandidat shumë i fortë për trashëgimtar të tij, pasi kryeministri holandez në largim e mori mbështetjen nga Hungaria dhe Sllovakia.
- Post By Fitore Curri
- 20:59, 18 qershor, 2024

Bruksel, 18 qershor 2024 (MIA) - Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg vlerësoi sot se Mark Rute është kandidat shumë i fortë për trashëgimtar të tij, pasi kryeministri holandez në largim e mori mbështetjen nga Hungaria dhe Sllovakia.
Aleanca Veriatlantike merr vendime me koncensus, kështu që kandidati duhet ta marrë mbështetjen nga të gjithë 32 aleatët. Vetëm Rumania ende e kundërshton kandidaturën e Rutes, duke pasur parasysh atë që atë pozitë e dëshiron edhe presidenti rumun Klaus Johanis.
Servisi publik holandez NOS më parë, duke iu referuar disa burimeve të njoftuara me këtë çështje, njoftoi se Rute do ta trashëgojë Stoltenbergun, i cili largohet nga detyra në tetor pas gati dhjetë viteve në krye të Aleancës. fc/
Fotografia: EPA