• e hënë, 23 dhjetor 2024

Stoltenberg: Ukraina ka nevojë për mbështetje më të parashikueshme dhe më të fuqishme (PLT)

Stoltenberg: Ukraina ka nevojë për mbështetje më të parashikueshme dhe më të fuqishme (PLT)

Bruksel, 3 prill 2024 (MIA) - Janë të nevojshme kornizat për të mbështetur Ukrainën e cila do të jetë më e parashikueshme dhe do t'i garantojë vendit ndihmën që i nevojitet, tha Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg para fillimit të takimit të sotëm të ministrave të jashtëm të vendeve anëtare të Aleancës në Bruksel.

Në përgjigje të pyetjes së gazetarëve në lidhje me raportet se ai planifikon të propozojë një fond prej 100 miliardë eurosh për të mbështetur Ukrainën, Stoltenberg deklaroi se nuk mund të jepte detaje të planit, duke theksuar se mbështetja për Ukrainën duhet të jetë më pak e varur nga ofertat vullnetare afatshkurtra nga vende të veçanta, por të barazohet mbi angazhimin afatgjatë të NATO-s.

"Mbështetjen tonë për Ukrainën duhet ta bëjmë më të fuqishme dhe prandaj tani po diskutojmë mënyrat për të institucionalizuar më shumë mbështetje brenda NATO-s, për ta bërë atë më të parashikueshme dhe më të fuqishme. Me këtë ne dot t'i japim Ukrainës atë që i duhet e cila është afatgjate e parashikueshme dhe e fuqishme", theksoi Stoltenberg.

Sipas tij, kjo mbështetje është e rëndësishme sepse i dërgon një mesazh të qartë Moskës se nuk mund të fitojë në fushën e betejës.

"Nëse duam që kjo luftë të përfundojë, do të duhet që ta bindim Moskën sa më shpejt të jetë e mundur se nuk do të fitojë në fushën e betejës. Sa më shpejt që Rusia të kuptojë se nuk mund ta fitojë luftën, aq më shpejt do të jemi në gjendje të arrijmë  marrëveshje paqësore për të cilën ata duhet të ulen dhe të negociojnë një marrëveshje që do t'i lejojë Ukrainës të mbijetojë si një shtet sovran dhe i pavarur", shtoi Stoltenberg.

Stoltenberg ka vënë në dukje se ditët e fundit, Kremlini ka filluar sulme të reja të mëdha ndaj civilëve dhe infrastrukturës ukrainase, duke rritur presionin në vijën e frontit.

"Prandaj, patjetër duhet të mbështesim me vendosmëri Ukrainën dhe mirëpres që aleatët të vazhdojnë të bëjnë dërgesa të mëdha armësh, municione dhe pajisje. Por, Ukraina ka nevoja urgjente. Çdo vonesë në ofrimin e mbështetjes ka pasoja në fushën e betejës. Kjo është arsyeja pse ne duhet të ndryshojmë dinamikën e mbështetjes sonë. Ne duhet të ofrojmë ndihmë të besueshme dhe të parashikueshme të sigurisë për Ukrainën në afatgjatë", shtoi Stoltenberg. 

Prandaj, sipas tij, në takimi do të debatohet se si NATO mund të marrë më shumë përgjegjësi për koordinimin e pajisjeve ushtarake dhe trajnimit për Ukrainën, si dhe sigurimin e një angazhimi financiar shumëvjeçar për të ruajtur atë mbështetje.

"Aleatët e NATO-s sigurojnë 99 për qind të të gjithë mbështetjes ushtarake për Ukrainën. Kështu, nëse bëjmë më shumë brenda NATO-s, përpjekjet tona do të jenë më efikase dhe efektive", potencoi njeriu i parë i Aleancës.

Ai thekson se ndihma për Kievin do të jetë një temë në takimin e nesërme të Këshillit të NATO-Ukrainë, duke theksuar se Aleanca e ndihmon vendin që të afrohet dhe të arrijë standardet e Paktit.

"Ne mbështesim përpjekjet reformuese të Ukrainës, të cilat do ta sjellin Ukrainën edhe më afër Aleancës. Ukraina do të bëhet anëtare e NATO-s. Çështja është se kur, ndërsa jo nëse", theksoi Stoltenberg.

Ai shtoi se nesër ministrat e NATO-s, së bashku me përfaqësuesin e lartë të BE-së për politikë të jashtme dhe siguri Zhosep Borel do të kenë takim me partnerët nga rajoni Indo-Paqësor - Australia, Zelanda e Re, Japonia dhe Koreja e Jugut.

"Ne e dimë se siguria jonë nuk është rajonale - ajo është globale. Lufta në Ukrainë e ilustron qartë këtë.

Sipas tij, Kina mbështet ekonominë ushtarake të Rusisë, ndërsa në këmbim Moska e vendos të ardhmen e saj në hipotekë ndaj Pekinit, ndërsa Koreja e Veriut dhe Irani furnizojnë rezerva të konsiderueshme armësh dhe municionesh, ndërsa në këmbim marrin teknologji dhe furnizime ruse që i ndihmojnë ata të avancojnë aftësitë e tyre raketore dhe bërthamore. 

Ai theksoi se në takim do të shënohet dhe 75 vjetori i NATO-s dhe do të diskutohet për përgatitjet për Samitin e Aleancës në Uashington në korrik.

"NATO është themeluar mbi një premtim solemn: Sulmi ndaj një aleati është sulm ndaj të gjithëve. Nga ai themel kemi ndërtuar Aleancën më të fuqishme dhe më të suksesshme në histori. Gjatë 75 viteve të fundit, dera e Hapur e NATO-s ka ndihmuar në përhapjen e demokracisë dhe prosperitetit në gjithë Evropën. Evropa tani po përballet me një luftë të përmasave që ne menduam se i ishte dhënë historisë", tha Stoltenberg. 

Në takimin ministror në Bruksel merr pjesë edhe ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani. rq/

Foto; skrinshot

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR