• e martë, 24 dhjetor 2024

Stoltenberg: Ukraina edhe më tej mund ta fitoj luftën kundër Rusisë

Stoltenberg: Ukraina edhe më tej mund ta fitoj luftën kundër Rusisë

Berlin, 26 prill 2024 (MIA) - Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg deklaroi se Ukraina ende mundë të fitojë në luftën kundër Rusisë, por se aleatët do të duhet që më shumë të angazhohen për Kievin që ta fitojë mbështetjen qe ja premtoi Aleanca. 

Në mbledhjen e organizatës jofitimprurëse "Ura e Atlantikut" dje në Berlin, Stoltenberg tha se anëtaret e NATO-s tani duhet ta shndërrojnë atë që i premtuan Ukrainës dërgim të menjëhershëm të armëve dhe municionit, raportuan mediat ukrainase.

"Në muajt e fundit anëtaret e NATO-s nuk dhanë mbështetjen që ia premtuan", tha Stoltenberg. 

Vonesa njëmujore në ndihmën amerikane çoi në një përkeqësim të situatës në frontin ukrainas, ndërsa qytetet në të gjithë vendin janë të ekspozuar ndaj sulmeve me dronë dhe raketa ruse për shkak të mungesës së mbrojtjes ajrore, raportojnë mediat ukrainase.

Kongresi amerikan këtë javë miratoi ligjin për një pako ndihmë për Ukrainën dhe vendet evropiane, përfshirë Britaninë e Madhe, Gjermaninë, Danimarkën dhe Holandën, gjithashtu kohët e fundit premtuan për të dërguar ndihmë ushtarake në Ukrainë. qa/

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR